Nis përgatitja e vendstrehimeve për afganët! Si fillim do vijnë 350 persona

AKTUALITET


Një ditë pasi Shqipëria dha “OK” zyrtarisht për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e 350 persona fillimisht, sipas një marrëveshje të detajuar.

Report TV mësuar ekskluzivisht se Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytet ku do të strehohet grupi i parë, teksa mbërritja e tyre pritet që të bëhet brenda pak ditësh, ndonëse nuk specifikohet një datë konkrete.

Referuar të njëjtave burime, Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtor të aleancës NATO-SHBA.



Skip to toolbar