Nis procesi i vaksinimit anti-Covid në Korçë

CORONAVIRUS


Ka nisur këtë të shtunë procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në qytetin e Korçës.

Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët, të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19, e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.


Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.




Skip to toolbar