Nis Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama takon Varhelyi e Brnabiç

Më të fundit


Ka nisur sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Samiti drejtohet nga dyshja Rama-Varhelyi, të cilët aktualisht po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Kryeministria ka publikuar pamjet e para nga takimi Rama-Varheyli, ndërsa dy drejtuesit e Samitit do të dalin në konferencë në orën 12:30, teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.


Deri më tani, kryeministri Rama është takuar edhe me homologen e Serbisë, Ana Brnabiç, si dhe me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në Samit, Serbia përfaqësohet në Samit me kryeministren Brnabiç, Kosova me Albin Kurtin, Maqedonia e Veriut me Zaevin, kurse Mali i Zi me Presidentin Milo Djukanoviç.

Po ashtu, në Samit janë dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.

AXHENDA E SAMITIT TË TIRANËS

TIRANA SUMMIT

Vendndodhja: Pallati i Brigadave

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)




Skip to toolbar