Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur që prej orës 14:00 seanca për Redjan Rrajën. Në gjyqin po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, do të shqyrtohen kushtet e arrestimit të Rrajës, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj makinës ku udhëtonin Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.
I pyetur më herët për ngjarjen nga ana e prokurorisë, Redjan Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.
Dosja drejtohet nga dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” e “armëmbajtje pa leje”, për të cilat është kërkuar masa e arrestit me burg. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.
Në momentin e arrestimit në Shkodër në pikën kufitare të Muriqanit, i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kontakteve me persona të përfshirë në këtë ngjarje si dhe itinerarin e lëvizjeve të tij.