Nishani mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

AKTUALITET


Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Nishani shprehet në mesazhin e tij se pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuuar për vendin janë parimet më sublime.


“Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve të ish-Kryeministrit Bashkim Fino!
Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë 🇦🇱 tonë, janë parimet më sublime.
Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.
Pusho në paqe tashmë, Bashkim 🙏 !”, shkruan Nishani.

Fino



Skip to toolbar