Niveli i ri i kursit euro-lekë/ Gjatë gjithë tetorit euro është këmbyer me rreth 105 lekë

EKONOMI


Monedha europiane ka qëndruar në të njëtin nivel përgjatë të gjithë muajit tetor.Mesa duket kjo mund të jetë një balancë e re e kursit të këmbimit midis euros dhe lekut.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë  vërehet se që prej 2 tetorit euro nuk ka tejkaluar nivelin e 105 lekëve duke pësuar luhatje minimale.Më herët Banka e Shqipërisë ka  theksuar se nuk do të kemi më rikthim të kursit të këmbimit të euros mbi 120 lekë dhe se do të vendosej një  balancë e re në këmbim. 

Ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke  u këmbyer me mbi 110 lekë. Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore tregojnë ndër të tjera se edhe muaji tetor po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valuator pasi edhe pse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur të pësoj një forcim të qëndrueshëm.

Kjo shpjegohet me faktin se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë  është më  i  zgjatur në kohë. Numri rekord i turistëve të huaj këtë vit ka bërë që valuta në tregun shqiptar të vijoj të mbetet e lartë.

Banka e Shqipërisë ka tërhequrderi më tani  rreth 210 milion euro për efekt të rezervës por edhe për të ulur  nivelin e qarkullimit të  monedhës europinae në vend.Në total blerja e valutës për këtë vit parashikohet që të arrijë në total në 300 mln euro.



Skip to toolbar