Noka me molotov, Veliaj me rrugë/ Kryetari i Bashkisë inauguron rrugën poshtë vilës së deputetit të “Foltores”

Më të fundit


Në një kohë kur Flamur Noka ishte duke protestuar me molotovë para Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhej në lagjen e familjes së tij.

Veliaj shfaqet poshtë vilës  së familjes Noka, e cila nga sot ka një rrugë të re.


“Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë”

Bashkia e Tiranës ka asfaltuar rrugën  “Grigor Cilka” e cila lidh Njësinë 2 të Tiranës me lagjet e Farkës ka ndërtuar rrjetin e kanalizimeve dhe sistemin e ndriçimit duke i rritur vlerën pronës.

“E vlerësoj jashtë mase durimin tuaj sepse edhe Roma s’u bë në një ditë, edhe Tirana s’u bë në një ditë. Tirana ka në inventarin e saj 10 mijë rrugë. Çdo ditë duhet të bëjmë nga një rrugë. Sot i erdhi radha Rr. “Grigor Cilka” dhe më vjen mirë se është një rrugë lidh dy zona, lagjet e Farkës me lagjet e Tiranës. Këtu banojnë si kolonjarët, si kuksianët, nga Korça e Hasi, jemi të gjithë një dhe jemi të gjithë bashkë. E di që edhe ata shokët e mi të politikës thonë ‘jo, po ne jemi den baba den, jo ata janë të ardhur’, por Tirana ka plot njerëz që kanë prodhuar ekonomi, që kanë bërë prokopi, që kanë sjellë rritje të çmimit dhe vlerës së pronës”Kreu i Bashkisë Erion Veliaj  theksoi se do vijojë puna edhe për rrugët e tjera në çdo cep të kryeqytetit. Ai tha se vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin vendi shkon përpara dhe jo pas.

“Edhe ata që s’mendojnë si ne si Flamuri…” /abcnews.al




Skip to toolbar