Norvegjia zgjat kufizimet hyrëse antiCOVID-19

BOTA


Qeveria norvegjeze zgjati sot kufizimet e rrepta për hyrjen në vend, si pjesë përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e mutacioneve më të transmetueshme të COVID-19.

“Këto masa janë të nevojshme për shkak të situatës së rasteve të infektimit në Europë dhe do të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit”, tha ministrja e Drejtësisë, Monica Maeland.


Përjashtimet vlejnë për personat e përfshirë në shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve kryesore ose për punonjësit në sektorin shëndetësor.

Norvegjia kërkon një test negativ të COVID-19 para mbërritjes, regjistrim të qëllimit të udhëtimit dhe vetëkarantinim për 10 ditë.

Shpërthimet e lidhura me llojet e viruseve të zbuluara në BM dhe Afrikën e Jugut kanë rezultuar në mbylljen e përkohshme të vendeve të blerjes në rajonin më të madh të Oslos, përfshirë vetë Oslon, si edhe qytetin e dytë më të madh të Norvegjisë, Bergen.

Mbylljet e përkohshme, gjithashtu, prekin palestrat, pishinat dhe qendrat sportive.

Përjashtimet përfshijnë dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e karburantit.




Skip to toolbar