“Nuk i nënvlerësuam Ishujt Faroe”/ Gjimshiti: Rëndësi ka kualifikimi dhe vendi i parë!

KOMBËTARE


Kapiteni, Berat Gjimshiti, ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe. Ai është shprehur se ekipi nuk i ka nënvlerësuar Ishujt Faroe, por tha se me rëndësi është që ata arriten dy objektivat, kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i parë. Nuk e nënvlerësuam, por ishim shumë fizik dhe ishin gati se nuk patën ndeshje si ne dhe nuk ishin të lodhur ishin të freskët në këto momente nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip”, tha ai për “Super Sport”.





Skip to toolbar