Nuk ju bind me votë grupit të PS-së për kontratën e Porto Romanos, Balla: Beqaj s’kishte të njëjtën qasje si Bushati

AKTUALITET


Pasi dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ilir Beqaj nuk iu bindën vendimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke mos votuar sot në Kuvend për koncensionin për portin e ri të Porto Romanos, vjen një reagim nga numri dy i të majtëve, Taulant Balla. 

Në një intervistë në emisionin ‘Real Sotry’ në ‘News24’ Balla tha se zoti Beqaj ishte treguar korrekt për këtë çështje, (ai abstenoi në votim), ndërsa theksoi se ai nuk kishte të njëjtën qasje si Bushati. 


“Zoti Beqaj është treguar më korrekt. Kemi pasur diskutime në funksion të kësaj çështje Beqaj s’ka pasur të njëjtën qasje si Bushati, por me çështje që lidhen me të drejtën apo jo të ndryshimit të një objekti kocensionar. Ndaj në fund të fundit këtu ka prevaluar vullneti i lirë në interes të qytetarit. Këtu mbyllet kjo çështje dhe komenti im.”, -tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.




Skip to toolbar