“Nuk mund të ikësh nga shtëpia”, babai vrasës nuk pranoi largimin e vajzës

AKTUALITET


55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj nga shtëpia dhe nisjen e një jete të re krah bashkëshortit të saj. Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij, por ëndrra iu pre në mes nga breshëria e plumbave që i ati lëshoi në drejtim të saj dhe dhëndrit.

Sipas mediave australiane Osman Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij. Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç dhe se kishte pasur një edukim “të vështirë”.


Osman Shaptafaj

Anëtarët i familjes janë në një gjendje të rënduar , ndërsa thanë për mediat se vajza e autorit ishte larguar me guxim për të filluar një jetë paqësore me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tyre në Yarraville, Western Melbourne.

Mediat australiane shkruajnë se çifti kishin qenë të lidhur për të paktën pesë vite bashkë dhe një vit më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Miqtë e përshkruan dasmën e tyre si një nga ‘më të mirat që ata kishin qenë ndonjëherë’.

‘Një çift i tillë i bukur, një familje kaq e bukur … Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi,’ shkroi një mik i familjes në Facebook.

E reja ishte e punësuar si recepsioniste ndërsa burri i saj punonte në një bankë dhe kishin plane për të bërë fëmijë. Miqtë e përshkruanin dashurinë e tyre shumë të madhe, por që u pre në mes.

Të shumta janë reagimet në rrjetet sociale për dhimbjen e madhe të kësaj familje. Miqtë dhe të afërm të çiftit janë fotografuar të martën në lot në rrugë pranë banesës teksa ngushëllonin njëri-tjetrin.

Shokët e pikëlluar nga dhembja kanë postuar “Ngushëllime”, në shqip dhe “Një çift i tillë i mrekullueshëm, mu thye zemra. Pse ???”

Kushëriri i djalit ndau pikëllimin e tij në Facebook pasi 29-vjeçari vdiq në spital.

“Unë nuk e di se si t’i gjej fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin”, e nis ai fjalën e më pas shton se ‘as nuk mund të përshkruaj si ndjehem. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund t’ia marrë jetën vajzës së tij, është përtej logjikës… Por djalli me të vërtetë qenka midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet.’, shkruan ai.

Çifti u vra pak ore para vitit te ri dhe raportohet se kishin mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi krimi. Lindita njihej si vajza e dashur dhe argëtuese dhe Vetoni si djali që i bëri të gjithë të buzëqeshnin.




Skip to toolbar