“Nuk shkel në atë shtëpi”, flet shqiptarja që i vranë djalin: Dhimbje e madhe

AKTUALITET


Mariola Rrapaj, nëna e Mattias, fëmija i cili u vra nga babai i tij polak, Mirko Tumkov, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë. Rrapaj, e cila ndodhet në gjendje shoku, ka thënë se po shkatërrohet nga dhimbja.

“Kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.

Mariola pas daljes nga spitali po jeton me motrën e saj dhe ka thënë se nuk është ende në gjendje që të shpjegojë atë çfarë ajo po përjeton.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, ka thënë ajo për Il Messaggero.

Mattias, 10 vjeç, u vra nga babai i tij, Mirko Tumkov. Ngjarja e rëndë në 16 Nëntor, ku Tumkov shkoi në banesën ku ishte fëmija dhe e vrau. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten e t’i vinte flakën shtëpisë.

Kjo tragjedi ka prekur të gjithë komunitetin e qytetit në zonën e Viterbos dhe për të ndihmuar Mariola Rrapajn ka nisur një fushatë donacionesh.



Skip to toolbar