Nuk u hapën negociatat, Zaev jep dorëheqjen

POLITIKË


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa, e cila ka cituar burime nga Brukseli. Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Një ditë më herët, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se nëse BE nuk vlerëson marrëveshjen e Prespës dhe të hapë negociatat për vendin, atëherë nuk mund të presë që të gjejë zgjidhje përmes marrëveshjeve me vendet e tjera të rajoni siç është çështja mes Serbisë dhe Kosovës. Zaev tha se BE e ka vlerësuar me nota pozitive marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por nëse ky vlerësim nuk reflektohet edhe në hapjen e negociatave, atëherë ky do cilësohet si “ndëshkim” nga maqedonasit.


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët kishte thënë se do të shkatërrohet qeveria nëse nuk arrihet qëllimi me nisjen e rrugëtimit për integrim në BE. Telegraf raporton se për këtë nga qeveria kanë thënë se janë duke u bërë konsultimet e nevojshme në disa nivele të pushtetit dhe do të merret një vendim, sa më shpejt të jetë e mundshme. “Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë” thonë nga shërbimi për media raporton Telegraf.




Skip to toolbar