Bildt: Kush do ta zgjidhë këtë lëmsh?

AKTUALITET


Kritik dhe shumë i ashpër është shprehur ish kryeministri suedez, Carl Bildt ndaj vendimit të liderëve të BE të cilët po shkojnë drejt shtyrjes së hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në Twitter, Bildt shkruan se bllokimi i negociatave nuk është një gjë e vogël dhe se shtete të tilla si Franca, Holanda dhe Danimarka duhet të mbajnë përgjegjësi për lëmshin që do të krijojë në Ballkan një vendim negativ.

“Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për Ballkanin, Franca, Holanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe e kanë privuar BE-në nga çdo qasje e besueshme strategjike për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do ta zgjidhë këtë lëmsh?”, – ka shkruar ai në Twitter.


Europa, i kujt është faji?

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka shprehur sakaq mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Siç raporton “EuObserver”, pasditen e te enjtes, teksa foli ne hapjen e samitit te Këshillit Europian në Bruksel, ai tha: “Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Europian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”.




Skip to toolbar