“Nuk vjen lufta nga besimet, kurrë!” Samarxhi: Politika ndan njerëzit mes besimeve

Më të fundit


Gazetari i njohur Ferdinant Samarxhi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për besimet fetare dhe për iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama ditën e martë, që përkoi me mbylljen e muajit të agjërimit.

Samarxhi u shpreh se “nuk vjen lufta nga besimet, kurrë”, ndërsa shtoi që është politika ajo që ndan njerëzit mes besimeve që të konfliktohen.


“Është politika që dallon dhe ndan njerëzit mes besimeve që të konflikohen. Po të lexosh librat e shenjtë thuhet “o popull do vijë një profet që do ketë emrin Profeti Muhamed”.

Besimet në thelb janë një, por politika e bën fenë, nisur nga interesat personale e njollosin me fenë. Nuk vjen lufta nga besimet, kurrë!”, tha ai.

Për sa i përket iftarit të shtruar nga kreu i qeverisë, ai tha se ka qenë prezent dhe se iftari në vetvete është bashkim i njerëzve.

“Unë isha tek iftari i kryeministrit Edi Rama, përherë kam qenë. Vëllai katolik fton vëllain mysliman. Iftari është bashkimi i njerëzve.”, përfundoi Samarxhi. /abcnews.al




Skip to toolbar