Numërohen 99 % të votave në Georgia, Biden përmbys rezultatin përballë Trump

BOTA


Duket se Joe Biden është më afër fitores përballë Donald Trump. Sipas përditësimit më të ri në zgjedhjet presidenciale në ShBA, demokrati ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia dhe tashmë ka kaluar vetë në epërsi.

Në bazë të të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden në Georgia tashmë ka 2.449.371 vota, ndërsa rivali i tij, Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak. Deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, duke vënë në epërsi të madhe Biden.


Duhet theksuar se Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe fitorja eventuale e Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte demokratit fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.

Po ashtu mësohet se dhe në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota. Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërkohë që ai do të inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.




Skip to toolbar