Kurti fiton …por më pak. Krahasuar me 2021 mbështetja ndaj LVV ka rënë ndjeshëm

KOSOVA


Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 2.230 nga 2.533 (88.04%) vendvotime në Kosovë, dhe deri tani rezultatet janë:

  • Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 41.29% (306.556 vota)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.83% (162.033 vota)
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.75 % (131.798 vota)
  • AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 7.68% (56.994 vota)
  • Lista Serbe me 3.96% (29.406 vota)
  • Koalicioni për Familje me 2.31% (17.174 vota)

23:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave për zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës.

Sipas KQZ në Kosovës, mësohet se janë numëruar mbi 50% të votave, ku nga  2,533 vendvotime, votat kanë arritur të numërohen në 1,289 sosh.

Nga ky numërim i deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje prin me 37,50%. Pasohet nga PDK me 29.80%, LDK 16.29% dhe koalicioni për Kosovën Fituese me 7.92%.

Lista Serbe deri më tani ka arritur të marrë 2.28% të votave dhe Koalicioni për Familjen 2%.

KQZ më herët informoi se serveri ka pasur probleme, si pasojë e mbingarkesës. Kjo ka bërë që informimi i publikut të jetë më i ngadalshëm.



Skip to toolbar