O’Brien bisedë me Osmanin: Kosova të përmbushë zotimet nga dialogu me Serbinë

KOSOVA


Rëndësia e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova dhe përmbushja e zotimeve për dialogun me Serbinë, kanë qenë dy çështjet e diskutuar në telefonatën e zhvilluar mes Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms (James) O’Brien dhe Presidentes Vjosa Osmani.

“Një bisedë e mirë telefonike sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i BE-së – për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien në rrjetet sociale.


Më herët edhe Presidentja Osmani ka njoftuar në rrjete sociale mbi telefonatën e zhvilluar mes tyre, ndërsa theksoi se në fokus ishte zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.




Skip to toolbar