Oferta e Kalasë dhe heshtja e SPAK/ Berisha: E keni keqkuptuar. KQZ pohon: Është shkelje!

Më të fundit


Video e publikuar të shtunën nga Adriana Kalaja, e cila me zë dhe figurë, ofron para në këmbim të votës, nuk ka vëne në lëvizje asnjë institucion. Veprimi i saj konsiderohet vepër penale dhe dënohet nga 6 muaj deri në 2 vjet burg

“Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë denoncim dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim për Adriana Kalanë, kandidaten e Partisë Demokratike,  e cila ka ofruar publikisht shpërblim financiar për mbeshtetësit e saj në rrjetet sociale për garën elektorale të 11 majit.”

Por edhe Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndërmarrë asnjë mase edhe pse kjo strukturë vetëm gjatë periudhës 11 prill – 20 prill ka monitoruar 50 fq të institucioneve zyrtare në mediat sociale, ku janë evidentuar 3 postime me gjetje të cilat janë dërguar për fillim të hetimit administrativ.

Çuditërisht edhe pse monitorimi përshin edhe datën 19 prill, ditë kur Kalaja, ka shpërndarë postimin, Spak nuk e ka përfshirë në shkeljet në rrjetet sociale. Vetë Kalaja pretendon se nuk ka shkelur ligjin, por kryetari i saj, i vetëdijshëm për shkeljen që kandidatja e tij ka kryer u përpoq ta justifikonte.

“Është një keqkuptim, jo shitblerje vote.Siç e kam kuptuar unë. Megjithatë ajo e ka hequr statusin pikërisht se krijon një keqkuptim. Ajo e ka patur fjalën për anëtarët e stafit të saj, siç e kam kuptuar unë. Cili nga anëtarët e stafit do punojë më shumë, do ketë këtë shpërblim. Por ai status është hequr, pikërisht se kanë menduar se ka krijuar një keqkuptim.”

Pas një verifikimi, rezulton që zonja Kalaja nuk e ka hequr postimin. Por ne megjithëse në mënyrë simbolike ajo ka ndarë shpërblimet për gazetarë kritikë me Berishën, pyetja mbetet: jo për shkeljen ligjore të një kandidateje për deputet, por për heshtjen e institucioneve që duhet të frenojnë dhe ndëshkojne shitblerjen e votës.



Skip to toolbar