Oliver Spasovski zëvendëson Zaev, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut

BOTA


Oliver Spasovski është i propozuari i LSDM, si kryeministër teknik pas dorëheqjes së Zoran Zaev.  Zgjedhja e tij pritet të bëhet më 3 janar 2020, ditën kur edhe Zaev do të jep dorëheqjen dhe pritet të drejtojë qeverinë teknike deri më 12 prill 2020 ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme.

Spasovski, i cili aktualisht është ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut dhe kjo u bë e ditur pas mbledhjes së të premtes në mbrëmje ku u caktuan edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie në qeverinë teknike.


“Dëshira ime është që sa më shkurt të jem në këtë pozitë që të kthehet sërish kryetari Zoran Zaev”, ka shkruar Spasovski në rrjetin social Facebook.

Formimi i qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parashihet me Ligjin për qeverinë ndërsa në të merr pjesë edhe opozita me dy ministra, atë për punë të brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe do të ketë katër poste të zëvendësministrave. Ministrat dhe Zëvendësministrat punojnë si parimit të njohur “me firma të lidhura”, që do të thotë se asnjë vendim nuk mund të kalojë pa nënshkrimet e dy zyrtarëve.

VMRO DPMNE-ja ende nuk ka caktuar anëtarët e saj në këtë qeverie e cila detyrë parësore do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, pas vendimit të BE-së në tetor për të mos hapur negociatat e anëtarësimit.




Skip to toolbar