Olsian Çela përgjysmon pagën dhe i bën apel prokurorëve

AKTUALITET


Në kuadër të pandemisë së koronavirusit, prokurori Olsian Çela u kërkon prokurorëve që të përgjysmohen pagat.

Është detyrim sa moral aq edhe qytetar ndaj vendit. Personalisht do të kontribuojë me pagën time. Kush e vlerëson të kontribuojë,”-mësohet se është shprehur Çela.


Në kërkesën e tij shprehet se kontributi i magjistratëve dhe i çdo personi tjetër në këtë luftë do të vlerësohej.

Është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë magjistratët dhe institucionet e drejtësisë. Në këto kushte, Prokurori i Përgjithshëm do të mirëpriste përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore duke e konsideruar si një detyrim moral ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, shkruhet në kërkesën e prokurorit Çela.

Ndërkohë përveç tij, pagën e ka dhuruar edhe ish-kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Të njëjtin vendim mori edhe Kuvendi duke përgjysmuar pagat e deputetëve që paratë të shkojnë për të fituar betejën me sëmundjen që ka prekur të gjithë botën, Covid-19.




Skip to toolbar