Orban i ka shpallur luftë, George Soros premton më shumë fonde për CEU në Budapest

AKTUALITET


Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i George Soros, do të rrisë fondet për Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), ka thënë në një letër filantropi hungarezo-amerikan.

Investitori, një mbështetës i demokracisë liberale, ka qenë prej kohësh një objektiv politik i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban dhe partisë së tij Fidesz, që përfaqësojnë të djathtën ekstreme. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur mori vendimin për të mbyllur zyrën e tij në Budapest në vitin 2018, pas sulmeve të përsëritura nga Orban, duke përfshirë pretendimet se “bamirësia kishte inkurajuar migrimin në Evropë”.


“Kryeministri hungarez Victor Orban ka detyruar Universitetin e Evropës Qendrore të lëviz kurset e tij në Vjenë, duke e bërë të pamundur CEU të lëshojë diploma amerikane në Budapest”, ka thënë Soros në fillim të letrës së tij. “CEU është megjithatë i vendosur të mbajë aktivitetin akademik dhe publik në kampusin e tij në Budapest, dhe kjo ka mbështetjen e plotë të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur dhe mua personalisht në këtë përpjekje”, ka vijuar Soros.

“Prandaj, unë ritheksoj angazhimin – bërë në qershor – që CEU ka një të ardhme të sigurt: Fondacionet e Shoqërisë së Hapur synojnë të rrisin fondet e CEU.” Biznesmeni falënderoi këmbënguljen dhe besnikërinë e komunitetit CEU nën udhëheqjen e presidentit dhe rektorit Michael Ignatieff. Ai gjithashtu falënderoi publikun hungarez dhe botën akademike ndërkombëtare për mbështetjen e universitetit. Sipas Soros, kjo mbështetje e bëri CEU një simbol të njohur botëror të lirisë akademike./EURONEWS/




Skip to toolbar