Organizonin baste sportive të paligjshme, nën hetim 4 persona në Prrenjas

AKTUALITET


Katër persona në Librazhd e Prrenjas janë nën hetim për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të një bar-kafe, konkretisht shtetasit me inicialet M.V., 60 vjeç, dhe tre klientëve të këtij lokali, konkretisht shtetasit me inicialet A.H., 37 vjeç, E.G., 30 vjeç dhe R.G., 34 vjeç. Këta persona akuzohen për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Po çafër kanë bërë këta persona? Sipas policisë, shtetasi me inicialet M.V., banues në Librazhd, kishte një aktivitet biznesi bar-kafe në qytetin e Prrenjasit. Brenda këtij aktiviteti, ky shtetas organizonte lotari dhe lojëra të tjera fati të paligjshme, ku në kushtet e flagrancës janë kapur tre shtetas, A.H, E.G, dhe R.G, të të cilët ishin klientë duke luajtur në këtë bar.


Këtyre personave u janë gjetur në telefona celularë faqe sportive dhe baste të palejuara, të cilat më pas printoheshin në formën e biletave të basteve sportive nga pronari i lokalit. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale, pas kontrolleve, janë sekuestruar 3 aparate celularë, 1 kompjuter dhe 1 printer loto sporti, papajisur me dokumentacion përkatës.




Skip to toolbar