Voltana Ademi braktiset nga bashkëpunëtorët, jep dorëheqjen krahu i djathtë i saj

POLITIKË


Sekretari i Këshillit Bashkisë Shkodër, Suel Hadri ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti. Hadri, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Voltana Ademit, është larguar duke i paraqitur dorëheqjen prefektit të Shkodrës, në të cilin argumenton se po largohet për arsye personale.

 “Unë Suel Hidri, me funksion sekretar i këshillit bashkiak Shkodër, ju njoftoj se, për arsye të mia personale, jap dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër”.


Suel Hadri nuk pranoi të drejtonte mbledhjen e konstituimit të këshillit të ri bashkiak të përbërë nga socialistët. Situata në Bashkinë Shkodër është e ngatërruar pasi aktualisht Valdrin Pjetri kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dha dorëheqjen pa u betuar duke shkaktuar një ngërç në këtë bashki, ndërsa Voltana Ademi deklaron se nuk del nga zyra pasi njeh zgjedhjet e 13 tetorit.




Skip to toolbar