Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kërkuar më shumë kohë për diskutimin dhe përmirësimin e paketës Anti-shpifje për median, para se ajo të kalojë për miratim në Kuvend. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, që u zhvillua me dyer të mbyllura para nisjes së seancës parlamentare, Bushati ka kërkuar që maxhoranca të mos nxitohet por të marrë më shumë kohë për të bërë ndryshimet e propozuara nga KiE.
Sipas Bushatit, ligjet bien ndesh me parimet e KiE. Nga ana tjetër, Taulant Balla, ka pohuar se kjo paketë është bërë me dakordësim të plotë me OSBE, ndërsa shpreh bindjen se ajo do të marrë votëbesimin e deputetëve në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Ditmir Bushati: Ligjet jane ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë.
Përgjigja e Taulant Ballës: Paketa është e dakordësuar me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar.
Ndërkohë dhjetëra gazetarë, analistë dhe studentë të gazetarisë kanë organizuar protestë para Kuvendit përmes të cilës kundërshtojnë miratimin e kësaj pakete.