“Ndryshim politik s`ka”. Rama citon Konicën para Metës

AKTUALITET


Të mërkurën u mbajt në Tiranë tryeza e Këshillit Koordinues të Diasporës. Në këtë tyrezë, ishin të pranishëm dhe dy drejtuesit kryesorë të shtetit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama foli për disa çështje që lidhen me diasporën. Ai u shpreh së pari se në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë dorëzuar proceset për ti dhënë të drejtën e votës emigrantëve.

“Në komisionin e Reformës Zgjedhore janë dorëzuar proceset për ti dhënë të drejtën e votës atyre që janë jashtë vendit. Ky vit ishte viti i parë që mësuesit e Diasporës i kanë marrë librat para vitit shkollor. Inventari që në raport me këto dy vjet është si dita me natën. Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim”, tha Rama.


Në prani të Ilir Metës, Rama dha dhe disa mesazhe politike drejtuar presidentit dhe opozitës. Duke cituar një shprehje të Faik Konicës, Rama la të kuptohet se pavarësisht sitautës që po kalon Shqipëria, ndryshime politike nuk do të ketë.

“Po e Mbyll me Faik Konicën: Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit. Ndryshim politik nuk ka. Por është një ndryshim më i madh që ta kapërcejë politikën ta ridimensionojë brenda perimetrit të arsyeshëm. Shpresoj që mesazhin e tërmeti të mos e harrojnë. Duke zgjeruar perimetrin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me njerëzit. Shpresoj që produktet e këtyre të pranishmëve të kenë lartësinë e personave këtu”, tha Rama.

Nga tryeza e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për mërgimtarët shqiptarë, për kontributin që kanë dhënë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin nga tërmeti. Ai dha garanci se të gjitha fondet e mbledhura në diasporë do të shkojnë në destinacion, duke u shprehur se procesi i rindërtimit do të jetë tërësisht transparent dhe nuk do të ketë abuzim.

 “Më vjen mirë që 13 mijë  banorët u sistemuan nëpër hotele dhe të tjerë në shtëpi me qira, ndërkohë pakujdesja ndaj tyre ka rezultuar e suksesshme. Sot që flasim vijon inspektimi i inxhinierëve  për të ndihmuar dhe ne urojmë që brenda janarit të kemi një raport të post-katastrofës, por edhe një faturë finaciare paraprake. Fill pas saj do të filloj pjesa e rindërtimit. Në duam të dalim më të fortë nga kjo situatë dhe falë procesit të rindërtimit të krijojmë një cilësi të re në marrëdhëniet e njerëzve, por edhe marrëdhëniet e njerëzve me vetë vendin”.

“Qysh në sekondën e parë ne patëm komfortin e mbështetjes së Diasporës, që për hir të së vërtetës në 30 vite e Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri. Askush nuk ka investuar më shumë se Diaspora shqiptare. Ne jemi besimplotë që fondet, përtej vlerës së tyre të konsiderueshme financiare, kanë një vlerë të konsiderueshme morale dhe sociale, do të shkojnë aty ku janë  destinuar sipas një transparence të plotë. Mekanizmi i transparencës do të jetë i besueshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë.”-tha Rama.




Skip to toolbar