Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Gogu: Kuvendi do të miratojë sa më parë ndryshimin e ligjit

AKTUALITET


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një konferencë për mediat ka folur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve.

Gogu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet nga institucionet përkatëse.

Ai shtoi se Kuvendi do të miratojë sa më parë ndryshimin e ligjit.“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm”, u shpreh ministri i Drejtësisë gjatë konferencës për mediat.

Sipas Gogut, zbatimi i vendimit të Kushtetueses është pjesë e detyrimeve institucionale dhe duhet të ndiqet në përputhje me kuadrin ligjor.

Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka qenë në qendër të diskutimeve të fundit.



Skip to toolbar