Astrit Patozi i Bindjes Demokratike e cilësoi uljen në një tryezë të PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdarit që përfaqëson opozitën parlamentare një lajm të mirë dhe pozitiv për vendin, por shtoi se pas kësaj ka një të keqe të madhe, “ajo për të mos ndryshuar asgjë nga sistemi zgjedhor”. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Patozi tha se këto forca duhet të uleshin shumë më parë dhe pa pasur një bilanc kaq tragjik nga pas, si djegia e mandateve dhe molotovët e hedhur nga opozita. Patozi tha se ato e kishin më të lehtë të uleshin kur ishin të gjithë në parlament, madje mes tyre mund të arrini gjithçka, por zgjodhën ta bëni atë pas një viti, ku tryezës iu shtuar edhe Rudina Hajdari.
“Çdo gjë që ndodh mes PS dhe PD prek të gjithë shoqërinë shqiptare dhe të ardhmen e saj. Unë e përshëndes dhe e cilësoj një lajm pozitiv që ata u ulën. Do doja të kishte ndodhur më parë pa djegien e mandatave dhe molotovët. Kjo ishte një ko0sto e madhe për demokratët, pasi Bylykbashi dhe Damiani ulur ishin para se të digjeshin mandatet dhe e vetmja shtesë është Rudina Hajdari” u shpreh Patozi.
Patozi tha se bilanci i kësaj tryeze ishte i frikshëm, pasi opozita i dha një mandat politik PS 6.5 vite pa përfaqësim, 2.5 vite në parlament dhe 4 vite të plota pa përfaqësimi lokal. Megjithatë ai shtoi se ulja në këtë tryezë u bë pikërisht për të mos ndryshuar asgjë nga sistemi zgjedhor.
“Nëse kjo quhet fitore nga opozita nuk di çfarë të them, por më mua është humbje kohe diskutimi i saj. Sot njerëzit janë më të qetë pasi mund të thonë lirshëm se “shqiptarët po merren vesh si njerëz”. Lajmi i keq është se ata janë ulur për të mos ndryshuar asgjë nga ky sistem zgjedhor” tha Patozi.