Marrëveshja politike, Lela: Armëpushim i një lufte koti, fituesit janë Rama e Basha

POLITIKË


Analisti Alfred Lela e cilësoi marrëveshjen politike të arritur për reformën zgjedhore nga të gjitha palët politike, PS-PD-LSI dhe opozita parlamentare, një armëpushim të një lufte të kotë dhe një vazhdim të marrëveshjes së 2017, ku të vetmit që dolën të fituar ishin Rama e Basha. Lela tha në emisionin “Real Story” në “News 24” se kjo marrëveshje është e “gatuar” prej muajsh në prapaskenë, ku fituesit janë të njëjtën e marrëveshjes së 2017.

“Ngjarja që ka ndodhur është e mirë sepse krijon së paku një shtensionim. Unë do thosha se është armëpushim i një lufte idiote dhe të kotë. Kjo luftë është vazhdim i pas-marrëveshjes së 2017. Marrëveshjen e 2017 unë e kam duartrokitur dhe na solli këtu. Kronik që ndodhi dje ishte armëpushim. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha. Ishte marrëveshje si rrufe në qiell të hapur, që patjetër është gatuar prej muajsh në prapaskenë. Duket armëpushim i mirë për të qenë i vërtetë. Jam skeptik, nëse do kemi një luftë tjetër. Fituesit janë të njëjtët, si në 2017 dhe sot, Rama dhe Basha” tha Lela.





Skip to toolbar