Pakti Rama-Meloni për “Gjadrin”/ Kodheli: Ideja për ta shfrytëzuar në këtë mënyrë është gjetje e mirë

Më të fundit


TIRANË- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli, e ftuar në “Real Story” foli për vizitën e kryeministres së Italisë Georgia Meloni në Shqipëri, dhe ndalesën e saj konkretisht në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës.

Ajo theksoi se përdorimi i bazës së Gjadrit për këtë formë, është një ndër gjetjet më të mira.


“ Unë Gjadrin e gjeta të mbyllur, ose të paktën e gjeta inert. Gjadri u përdor gjatë për kriza të emergjencave civile, ka qenë gjithsesi një unitet ushtarake, por aktiv. Ideja për ta shfrytëzuar Gjadrin në këtë mënyrë, nuk është e keqe, por përkundrazi është një ndër gjetjet më të mira”, tha ajo.

Ajo theksoi se Shqipëria në këto çaste nuk ka ndonjë interes të veçantë se kush duhet të fitojë zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Sipas Kodhelit, Spanja, Italia, Greqia, janë vende europiane që kërcënohen jo paknga emigracioni i paligjshëm dhe në këtë mënyrë kostot e përballimit të tyre krijojnë probleme për vendet.

“Shqipërisë nuk i intereson në mënyrë të drejtpërdrejtë se kush do të fitojë në Parlamentin Evropian. Italia përballet sot me problemin e madh, që është emigracioni. Itali, Greqia, pak më pak Spanja, janë vende që kanë probleme prurjen e emigrantëve të paligjshëm”, tha ajo.




Skip to toolbar