Pamje të rënda, persona të maskuar dhunojnë qytetarët me shufra hekuri

AKTUALITET


Hong Kongu ka lënë pas një natë të dhunshme, ku dhjetëra persona të maskuar kanë vërshuar në trenat dhe metro, duke dhunuar qytetarët civil me sende të forta. Mediat raportojnë se këta persona dyshohet të kenë qenë gangësterë, që kanë sulmuar protestuesit pro-demokracisë në zonën e Yuen Long. Kjo lloj dhuen ndaj protestuesve është hera e parë që ndodh, që pas demonstratave për ligjin kundër ekstradimit.

Ndërkohë që në Hong Kong përfaqësues të lartë të politikës kanë ngritur pikëpyetjen mbi arsyet pse policia ka reaguar shumë avash, gjatë kohës që në trena dhunoheshin protestues apo qytetarë civil.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si personat e maskuar kanë ushtuar dhunë ndaj qyetarëve duke përdorur shufra metalike apo shkopinj druri, brenda një stacioni hekurudhor.  Nga dhuna kanë mbetur 45 persona të plagosur, ndërsa një prejt tyre ndodhet në gjendje kritike për jetë. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar qeveria e Hong Konkut, e cila e ka cilësuar të “papranueshme”.

“Kjo është absolutisht e papranueshme për Hong Kongun si një shoqëri që respekton sundimin e ligjit. Qeveria e SAR-it dënon me forcë çdo akt dhune dhe do të ndërmarrë seriozisht veprimet e zbatimit të ligjit”. Prej disa muajsh Hong Kongu është përfshirë në protesta të mëdha kundër qeverisë, e cila propozoi një ligj për ekstradimin e personave drejt Kinës.

Ky vendim nuk i mirëprit nga qytetarët, të cilët kanë vërshuar në rrugë duke kundërshtuar vendimin e ekzekutivit. Megjithatë, qeveria është tërhequr nga miratimi i këtij ligji, por protestuesit kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar reforma më demokratike, të cilat të reflektojnë shqetësimet e ngritura për liritë e individit.



Skip to toolbar