Në 14 shtator 1998, 21 vjet më parë, qeveria nxorri në bulevard tanket për për të rimarrë me forcë kryeministrinë (që drejtohej nga Nano), por u sulmua fillimisht me arkivolin e Azem Hajdarit e pastaj me armë. Në fund protestuesit e opozitës së djathtë ia dolën të marrin dhe tanket e qëllojnë godinmat qeveritare. Nërkohë ata morën një sërë institucionesh shtetërore përfshirë dhe Radio-Televizionin publik shqiptar, nga ku shpallën “fitoren”. Por me nderhyrjen direkte amerikane u detyruan fillimisht të leshojnë RTSh dhe studiot e saj, e më pas (brenda 48 orëve), dorëzuan me bisht nd⌂r shalë edhe tanket prane Gardës së Republikës.
Në galerinë e mëposhtme kemi sjellë disa foto të publikuara nga gazetat e asaj kohe për ngjarjen në fjalë.
Grushti i shtetit më 14 shtator u nxit për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator të 2008.
Prokuroria ka hapur 3 dosje për këto ngjarje por që të treja janë mbyllur dhe arkivuar duke mos faktuar kurrë se cilët ishin përgjegjësit e këtij grushti shteti.
Edhe pse për vite me radhë, Prokuroria këmbënguli se Kryeministria ishte sulmuar në mënyrë të organizuar, në përfundim ajo nuk ia doli mbanë të provojë akuzat e saj ndaj 20 të dyshuarve për kryengritje të armatosur. SPAK ndoshta mund të rigjejë dëshirën dhe forcënm per ta bërë.