Një pallat që ndodhet pranë kishës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar edhe panik te banorët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së të shtunës, ndërkohë që menjëherë janë lajmëruar forcat e zjarrfikësve dhe kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.
Paraprakisht, mësohet se asnjë nga banorët e këtij pallati nuk është lënduar, teksa janë evakuuar nga forcat e rendit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshimet e para janë se flakët kanë nisur fillimisht në pjesën e çatisë.