“Panorma” ishte ndërtuar mbi rrënojat e kishës 800 vjeçare, Mihali vendosi koshin e plehrave

AKTUALITET


Mihal Kokëdhima ndoshta nuk e ka menduar kurrë, se emri i lokalit të tij “Panorma”, do të ishte pasqyrim i veprave dhe sjelljes së tij. Pas aktit të dhunës ndaj një familje me turistë spanjollë, ku rezultoi se kryefamiljari i dhunuar ishte një nga biznesmenët më të pasur në Spanjë, rezultoi se restoranti “Panorma” i Mihal Kokëdhimës, ishte ndërtuar jashtë normave.

Ndaj ai ndërtim tashmë nuk ekziston më, pasi u shemb nga fadromat e IKMT. Por, prishja e restorantit të  Mihal Kokëdhimës, pas skandalit të dhunës ndaj turistëve spanjollë, ka nxjerr në dritë një tjetër skandal.


Ndërtimi ishte i ndërtuar pranë rrënojave 800 vjeçare të një kishte. Mendohet se kisha është ndërtimi i shek XII dhe ka vlera të mëdha historike. Arkeologët kanë shprehur shqetësimin që në vitin 2017, pasi pranë monumenteve ishin vendosur kosha plehrash nga pronari i restorantit, Mihal Kokëdhima.  

Ndërkohë pas shembjes së lokalit, Instituti i Monumenteve të Kulturës në Vlorë ka shkuar për të certifikuar rrënojat e kishës mesjetare. Specialistët e monumenteve në Vlorë, pohojnë se pas analizimit të materialit nga këshilli shkencor, do të merret dhe një vendim, nëse rrënojat do të ruhen me status të veçantë, Monument Kulture.

Kisha mendohet të ketë formë katërkëndore, ndërsa, ndonëse e shembur, banorët  e zonës e kanë frekuentuar shpesh këtë objekt kulti. Për shkak se ajo ka qenë ndërtuar pranë gjirit të Porto Palermos, ku shpesh ankoroheshin anijet e peshkatarëve, mendohet që ky objekt kulti, mësëshumti t`i ketë shërbyer pikërisht peshkatarëve si një vend faljesh.




Skip to toolbar