“Para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier”/ Imzot Joan Palushi: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

AKTUALITET


Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi në një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama, në podcastin “Flasim”, foli për një sërë tematikash të ndryshme.

Jona Palushi tregoi momentin se kur ka lexuar për herë të parë Ungjillin, iu kthye sërish gëzimi I fëmijërisë.

“Vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”, u shpreh ai.

Më tej u shpreh se pa solidaritetin njerëzor nuk mund të mbahet asgjë.

“Liria me barazinë nuk qëndrojnë bashkë, duhet solidarite. Edhe për familjen njerëzore duhet solidaritet, dhe për këtë duhet edhe Perëndia”, u shpreh ai.

“Pas leximit të Ungjëllit, unë u pagëzova në Shqipëri, Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzoca nga një prift hero, në bodrumin e shtëpisë së tij. Ndaj ishte edhe lidhja me Kishën Ortodokse sepse aty u pogëzova. Dhe më pas shkova në Amerikë, për të studiuar. Por unë u thashë që në momentin që Kisha do hapej atje unë do të kthehem.

Raporti me Fan Nolit

Joan Palushi: Mbetet një nga njerëzit më të ndritur të Kishës. Kontributi i tij është I jashtëzakonshëm, ka bërë gjithë atë punë i vetëm. Kur isha më Amerikë, punuam disa kohë për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit. Në disa shkrime shprehej, “Kisha mbetej dashurua ime  e parë”. Njihte mirë muzikën kishtare, jo vetëm përkthyesi më i madh, por edhe figura qendrore e Kishës”, tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka zbuluar se Kryepeshkopi, para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.

“Arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen”, tha Imzot Joan Palushi.



Skip to toolbar