Parlamenti Europian, zyrë në Shqipëri/ Pikë kontakti për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Më të fundit


Në mesin e tensioneve të përshkallëzuara Gjeopolitike, Bashkimi Europian ka zgjedhur të jetë më pranë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Europes Lindore . Parlamenti Europian ka njoftuar se ka zgjedhur Shqipërinë për të hapur zyrën e tyre të kontaktit për rajonin tone ndersa nje tjeter zyre per Europen Lindore do te hapet ne Moldavi.  Në këtë njoftim zyrtar thuhet zyra e Parlamentitt Europian në Tiranë do të shërbejë si një pike kyçe komunikimi ndërmjet Brukselit dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë Civile dhe parterëve locale në Ballkanin Perëndimor.

 “Zyra do të promovojë pozitat dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në BE. Ajo do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon dhe  gjithashtu do të asistojë në përgatitjen dhe pasojat e vizitave zyrtare të deputetëve të PE-së, duke forcuar gjithashtu bashkëpunimin me aktorët e tjerë të BE-së në terren, si dhe me organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile.”

Parlamenti Evropian sqaron se hapja e kësaj zyre nënvizon angazhimin e fortë të tij ndaj rrugës së anëtarësimit të vendeve të rajonit.

“Krijimi i zyrës së kontaktit pasqyron strategjinë më të gjerë të BE-së për thellimin e angazhimit me vendet kandidate. Krijimi i një zyre kontakti  të PE në Tiranë nënvizon angazhimin e fortë të Parlamentit për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke nxitur stabilitetin, demokracinë dhe lidhjet më të ngushta midis BE-së dhe fqinjëve të saj.”

Aktualisht, Parlamenti Evropian ka tre zyra operative: në Nju Jork, në Xhakartë dhe në kryeqytetin e Etiopise. Lëvizja për të hapur dy zyra Kontakti shtesë në Shqipëri dhe Moldavi  vjen gjithashtu pas një vendimi të mëparshëm të Byrosë së Parlamentit për të krijuar zyra në Ukrainë dhe në Panama



Skip to toolbar