Partizani firmos me ish-lojtarin e Romës dhe kombëtares së Rumanisë

SPORT


Partizani do të përballet me Sherif Tiraspolin të enjten në turin e dytë të Europa League, pas eleminimit nga Championsi. Ekipi i “Demave” ka vijuar përforcimet në prag të kësaj ndeshje, ku do të kërkojë të vijojë më tej në turin e tretë të këtij kompetcioni.

Të mërkurën, një ditë para ndeshjes me skuadrën e Sherif Tiraspol, Partizani ka përforcuar prapavijën, duke i rrëmbyer skuadrës së Veronas në Itali mbrojtësin Deian Boldor. Firma mes Partizanit dhe futbollistit 24-vjeçar është hedhur të mërkurën në zyrat e klubit të kuq.


“Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Deian Boldor. Mbrojtësi 24 vjeçar nga Rumania, i cili është në pronësi të klubit Italian Hellas Verona, mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit”.

“Boldor i cili ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrat italiane Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia. Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë. Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol”, shkruan Partizani në një njoftim për shtyp.




Skip to toolbar