“Partizani”, habit Berisha/ Avokatët: Gjyqtarët të kapur nga SPAK! Mungon ish kryeminstri: Do vij kur të kem qejf

AKTUALITET


Në seancën e dytë për dosjen Partizani avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen për privatizmin e ish-kompleksit Partizani ku i panmdehur për korrupsion është marë Berisha dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Në seancën e së hënës, avokatët e ish-kryeministyrit pretenduan se asnjë gjyqtar i strukturës së posaçme nuk mund të japë një vendim të drejtë pasi janë të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH.

Sipas tyre kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur duke kërkuar që ky proces të gjykohet nga një trupe e deleguar nga gjykatat e rretheve . Nga ana tjetër prokuroria e përfaqësuar nga arben kraja kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese dhe vijimin e seancës gjyqësore. Por për shkak se avokati Sokol Hazizaj që përfaqëson shoqërinë Home Plan, kërkoi kohë të njihet me dosjen, seanca u shty më datë 15 shtator. Berisha nuk ishte I pranëshimë dhe kërkoi të përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Më herët ai u paraqit në prokurorinë e posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. Pas daljes nga spak, sulmoi sërish drejtueisn e këtij institucioni si dhe gjyqtaren paraprake Irena Gjoka.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet nga prokuroria e posacme se ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ishkompleksin Partizani, por në kundërshti me ligjin.



Skip to toolbar