Pas 8 muajsh, Kina raporton vdekjen e parë nga COVID-19

BOTA



Pas tetë muajsh Kina ka regjistruar viktimën e parë nga Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave ditore. Viktima u regjistuar në provincën e Hebei, ku dhe shpërtheu pandemia e koronavirusit një vit më parë.

Ditën e djeshme Kina regjistroi 138 raste më Covid-19, shifra më e lartë që prej marsit 2020. 124 raste ishin të importuara dhe 14 të brendshme, ku 84 vetëm në provincën e Hubeit.


Ndërkohë, ditën e sotme në Wuhan pritet ardhja nga Singapori e 10 ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së. Ata së bashku me bashku me shkencëtarët kinezë do të punojnë për të zbuluar detaje të reja në lidhje me origjinën e virusit.