Pasojat e pandemisë në ekonomi, BE i akordon Shqipërisë 90 mln euro

EKONOMI


Komisioni Evropian ka shpërndarë këtë të mërkurë 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të asistencës makro-financiare lidhur me COVID-19.

Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e këtij programi prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë.


Ky fond synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Disbursimi do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda social-ekonomike të pandemisë së covid 19 në Shqipëri.

“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë.”, -thuhet në deklaratën e KE-së, e cila është shpërndarë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca.




Skip to toolbar