Komiteti i Ekspertëve: Maturantët kthehen në klasë, mbeten në fuqi masat e tjera antiCovid

CORONAVIRUS


Komiteti i Ekspertëve vendosi sot rikthimin në shkollë të maturave, teksa mbeten në fuqi masat e tjera antiCovid.

Kryetarja e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli tha se duke u bazuar mbi  shifra dhe analizën e atyre shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra, ekspertët mendojnë që vërtetë situata mbetet e qëndrueshme, për uljen e lehtë të incidencës, uljen e shtrimeve në spitale dhe të jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.


Shifrat nuk janë përsëri aty ku duhet që të jenë për të marrë masa për të liruar situatën. Prandaj mendojmë që masat e propozuara për t’u rishikuar në afatin që u lanë në mbledhjen paraardhëse të rishikohen përsëri në atë afat.

Me përjashtim të faktin që duke u bazuar në shifrat e infeksionit Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet impresionuese që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti akademik; Maturat të fillojnë mësimin në klasë.

Kjo është një masë, vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga një monitorim shumë i kujdësshëm i shifrave gjatë kohës që këto matura do të jenë të hapura.

Maturat ashtu siç ka qënë kur filloi shkolla nëpër klasa duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga infeksioni Sars-Cov2.Masat e tjera do të mbeten njëlloj,- tha Rakacolli.




Skip to toolbar