Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, Ruçi uron Xhaferin

AKTUALITET


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë. Ruçi vlerëson kontributin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve në stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit europian dhe atlantatik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thekson se të dy vendet kanë një rol vendimtar në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Nëpërmjet Jush i dërgoj urimet më të mira Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të vendit tuaj dhe një urim vëllazëror shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.


Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon. Janë dy vende me një rol vendimtar në zhvillimin, paqen dhe stabilitetin në rajon. Të dy vendet tona janë aktualisht drejt kurorëzimit të përpjekjeve të tyre për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian. Jam i lumtur të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit europian dhe atlantatik.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi




Skip to toolbar