PD me turne te Teatri, Basha ndëshkon Ristanin me turn nate

Më të fundit


Partia Demokratike ka përvetësuar protestën te Teatri Kombëtar me marrëveshjen e bërë me grupin e aktorëve që janë kundër shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të teatrit të ri. Në kuadër të kësaj marrëveshje, opozita ka mobilizuar strukturat e saj për të protestuar gjatë gjithë kohës te Teatri Kombëtar, madje, duke ndarë me turne personat që do të jenë përgjegjës për grumbullimin dhe mbarëvajtjen e protestës.

Ish-deputetët dhe eksponentë janë alternuar me turne në çdo orë për të siguruar se godina nuk do të shembet. Mes emrave që tërheqin vëmendjen është edhe ai i Arben Ristanit, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së, që kohët e fundit ka kritikuar ashpër Bashën.


Në listën e ‘grupit të zjarrit’ është vendosur që të jetë në gatishmëri te Teatri Kombëtar ditën e diel, pra nesër nga ora 19:00-24:00 dhe në datë 31 korrik nga 24:00-07:00. Në listë janë thuajse të gjithë ish-deputetët dhe eksponentët e PD-së dhe grupet e FRPD-së.

Ish numri dy i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka dalë kundër qëndrimeve të opozitës, ka listuar të premten disa propozime të rëndësishme që shmangin ecjen me “verbëri drejt humnerës”, siç thotë ai. Ai shkruan se zgjedhjet e 30 qershorit që u premtuan me pathos nga lidershipi i PD-së se nuk do të mbaheshin u mbajtën dhe tani kanë përfunduar. Pra premtimi i PD-së u rrëzua. Sipas Ristanit zgjedhje as vendore dhe as të parakohshme pa Ramën kryeministër, siç pretendon dhe premton ende Basha, nuk do të ketë. Ndaj të mos vazhdohet me premtime në tym. Ristani, shkruan se demokratët duhet ta shohin realitetin me sy dhe PD të marrë masat për të bërë disa ndryshime të rëndësishme brenda saj.




Skip to toolbar