Në emër të PD-së, sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka pranuar se sulmet që po ushtrohen nëpër KZAZ është e udhëhequr nga PD. Ai akuzoi policinë për dhunën ndaj protestuesve ndërsa theksoi se nuk do lejohet shkelje e Kushtetuës. PD mbështet dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe ish deputetë të saj janë në krye të sulmeve që po bëhen në disa bashki të djathta ndaj KZAZ-ve.
“Sulmi ndaj qytetarëve në gjithë Shqipërinë është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama.
Edi Rama do mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social, dhunën ndaj qytetarëve dhe për cënimin e stabilitetit demokratik të vendit. Fundi i tij do jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje të votave, krim të ri zgjedhor në 2019, nuk ka për të patur.
Të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë! Asnjë hap pas!”, shkruan Bardhi.
“Sulmi ndaj qytetareve ne gjithe Shqiperine eshte kriminal dhe i urdheruar drejtperdrejte nga Edi Rama.
Edi Rama do mbaje pergjegjesi per nxitjen e konfliktit social, dhunen ndaj qytetareve dhe per cenimin e stabilitetit demokratik te vendit. Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur.
Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!”, shkruan Bardhi.