PD prezanton propozimet për Reformën: Fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë

AKTUALITET


Partia Demokratike prezanton propozimet kundër krimit zgjedhor, nëpërmjet përfaqësuesve për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso.

Juristi demokrat, Oerd Bylykbashi, pjesë e tryezës së reformës zgjedhore tha se u prezantuan dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt.


“Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë. Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin”, u shpreh Bylykbashi,

Ai tha se tre paketat e Partisë Demokratike prekin disa aspekte, ku çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria.

“Por gjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor. Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës”, deklaroi Bylykbashi.

Ai shtoi se qëllimi i propozimeve tona është që të goditen këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet.




Skip to toolbar