Pëllumb Meta u vra nga konflikti për pasurinë? Detaji që çoi grupin hetimor drejt një piste tjetër

AKTUALITET


Një mbishkrim në murin e kasolles ku u gjet i groposur trupi i Pëllumb Metës ka nxitur grupin hetimor drejt një tjetër piste për zbardhjen e motivit të krimit.

“Eni milioneri, 1.000.000 $, milioner“, ky mbishkrim në murin e brendshëm të kasolles, që nuk u vlerësua fillimisht, ka tërhequr vëmendjen e grupit hetimor, pas kontradiktave të shumta në deklaratat e fëmijëve të arrestuar.

Një konflikt për pronën, që doli në pah dhe gjatë deklarimit në gjykatë të Hygertës, se e ëma i druhej divorcit për shkak të përgjysmimit të pasurisë. Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i kërkojë informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për pronat e paluajtshme të Pëllumb Metës.



Skip to toolbar