Pensionet vullnetare, rritet interesi/ Numri total arrin në 40 mijë anëtarëë

EKONOMI


Qytetarët shqiptarë po preferojnë  gjithmonë  e më tepër pensionet private. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-mars  të këtij viti  janë regjistruar në këtë skemë rreth 40 mijë anëtarë. Numri i anëtarëve është zgjeruar me  rreth 8% në krahasim me një vit më parë. Në vlerë skema e pensioneve private ka arritur në rreth 7 miliardë lekë.

Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet. Aktualisht në këtë skemë janë  më pak se 3% e forcave të punës. Nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka ndërmarr  disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë  të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.


Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë  por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit. Pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh  dhe në  vend ekzistojnë 4 fonde pensionesh private.




Skip to toolbar