Turizmi nxit ekonominë/ Shërbimet dhe tregtia, optimiste për ecurinë e biznesit

EKONOMI


Turizmi është një ndër  sektorët me peshën kryesore të nxitjes së ecurisë ekonomike në vend.Duke qene se jemi në prag të nisjes së sezonit turistik ku pritet një fluks I turistëve të huaj shumë biznese planifikojnë që të punësojnë më shumë staf.Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e Besimit të Biznesit për muajin maj ku rezulton se sektorët që lidhen direkt me turizmin kanë vlerësime shumë pozitive për fitimet e tyre por edhe për numrin e të punësuarve. Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje për të tretin muaj radhazi,

duke u ngjitur me 2.1 pikë përqindje në maj. Niveli i tij aktualisht qëndron 24  pikë  përqindje  mbi  mesataren  historike .Ndikim kryesor patën vlerësimet  më  optimiste  të  bizneseve  për  ecurinë  aktuale  të  aktivitetit  të  tyre,  dhe  për  nivelin  aktual  të  kërkesës .Gjithashtu,  pritshmëritë për punësim në këët sektor janë rritur këtë muaj.


Po ashtu edhe treguesi i besimit në tregti  u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin maj, duke vijuar prirjen rritëse që nga muaji mars i këtij viti duke qëndruar  rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike .Në përmirësimin e vlerësimeve ën këët sektor ndikuan kryesisht pritjet më optimiste për

punësimin në të ardhmen. Pritjet  për  çmimet  në  të  ardhmen  u  vlerësuan  me  rritje  .

Ndërkohë në projeksionet e qeverisë turizmi është  një ndër udhëheqësit e  punësimit në vend dhe parashikohet që papunësia të zbresë në 9.3% në 2027.

Ndryshe nga këta sektorë ndërtimi dhe industria kanë pësuar një ngadalësim të pritshmërive për muaj në vijim.Po ashtu edhe konsumatorët vlerësuan  më  dobët  situatën  e  tyre  financiare,  situatën  ekonomike të  vendit  në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha.




Skip to toolbar