“Për ata që fusin hundët në gjërat që nuk u takojnë”, Veliaj i përgjigjet Metës për Teatrin: Graj gamorin tat

AKTUALITET


Çështja e Teatrit Kombëtar ka rifilluar sërish dhe tashmë aktorë politikë të vendit kanë mbajtur qëndrimet e tyre pas aktit normativ për kalimin e truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Presidenti Meta ka bërë dy deklarata në lidhje me këtë çështje ku në njërën prej tyre kërcënoi Qeverinë se nëse nuk do të kishte një reflektim atëherë çështja do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.


Në lidhje me këto deklarata nuk ka vonuar reagimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili iu ka kujtuar një shprehje tironse njerëzve që fusin hundët në gjërat që nuk i kuptojnë e as u takojnë; “Graj gomarin tat”, shkruan Veliaj në Twitter.

Postimi i plotë:

Kane nje shprehje epike tironcit per gjithe ata qe sistematikisht fusin hundet ne gjera qe as i kuptojne, as u takojne: Graj gamorin tat!




Skip to toolbar