Për herë të parë në historinë e “Sofascore”, portieri shqiptar i Kosovës merr notën 10 në sfidën Chelsea-Burnley

Më të fundit


Arijanet Muric ka bërë një paraqitje spektakolare ndaj Chelsea. Portieri shqiptar ishte njeriu i ndeshjes te ekipi i tij, Burnley. Këta të fundit kanë arritur që të marrin një barazim 2-2 kundër londinezëve.

Ndërkohë pritjet e Muric ishin në një nivel tjetër. Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se për herë të parë në historinë e Sofascore, që ka nisur në sezonin 2015-2016 me vlerësimet e lojtarëve, dy lojtarë nga ekipet e ndryshme marrin vlerësimin 10 në të njëjtin ndeshje. Coe Palmer dhe Arijanet Muric janë vlerësuar maksimalisht në ndeshjen Chelsea-Burnley, me notën 10./ h.ll/abcnews.al





Skip to toolbar